Restorant piceria “Shpija Jonë” ka fituar medaljen e artë për ushqimin më të mirë në Ballkan.
Në kampionatin e Gastronomisë të mbajtur në Nish ku morën pjesë shumë restorane nga i gjithë Ballkani, ushqimet e përgaditura nga restoranti “Shpija Jonë” kanë mahnitur të gjithë vizitorët madje edhe jurinë e cila vendosi që çmimin e medaljes së artë ta ndajë për stafin e këti restoranti.
“Ky është një sukses i madh për ne dhe Preshevën, pasi që janë prezentuar ushqimet tradicionale shqiptare, por edhe ato që ne i ofrojmë për konsumatorët tanë në restorant “Shpija Jonë” – u shprehen pronarët Besim Ymeri dhe Qani Qerimi.
Restorant “Shpina Jonë” shprehen shumë falmenderues ndaj konsumatorëve të tyre dhe ket çmim e ndan me ta.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=BRQemaZy1oE ” width=”560″ height=”315″]

















