Home Aktuale Horizonti: Urime Kurban-Bajrami, jini më solidarë

Horizonti: Urime Kurban-Bajrami, jini më solidarë

1077
0
SHARE

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit , në emër të Organizatës Kulturore e Humanitare” Horizonti” nga Bujanoci , të gjithë besimtarëve islamë ua urojmë festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm për mirqenien, lumturinë dhe shëndetin e gjithë besimtarëve.
Kurban-Bajrami është një festë e cila karakterizohet me dy veprime tepër domethënëse. E para është gadishmeria e besimtarëve për ta kryar haxhin, një ndër pesë bazat kryesore të islamit, dhe e dyta, gadishmeria e tyre që në emër të Allahut të sakrifikojnë duke prerë kurbanin për t’iu ndihmuar të afërmëve dhe të varfërve.

Shpresojmë që vëllezërit tanë, duke e kuptuar drejt rëndësinë që ka sakrifica në emër të Allahut dhe duke patur parasysh gjendjen në të cilën gjendën shumë familje në rajonin tonë , edhe kësaj here do ta tregojnë bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre.
Me këtë rast duke u treguar solidar , këto festa mund të bëhen edhe më madhështore.
Dëshirojmë që në Luginë të Preshevës dhe në gjithë botën të mbretrojë paqa, lumturia dhe mirëqenia.

Me fat Ju qoft Kurban-Bajrami!

NGA KRYESIA E OKH-së HORIZONTI