Te nderuar vellezer e motra,bashkevendas dhe ju vellezer nga diaspora, Paqeja,begatia,dhe meshira e Allahut qofte mbi ju.Diten e hene eshte dita e pare e kurban bajramit, dite e cila mbushet me gezim zemra e cdo besimtari.Andaj le te jete kjo dite, ne te cilen mbreteron paqeja,sigurija,toleranca mirekuptimi dhe solidariteti ne mesin tuaj.Te pasurit mos ti harrojne te varferit,nevojtaret, jetimet dhe familjet e deshmoreve te cilen u sakrifikuan per atdhe.
Andaj kam nderin dhe kenaqesine,qe ne emer timin personal dhe ne emer te keshillit te bashkesise islame te Bujanovcit,te ju uroj festen e kurban bajramit,duke e lute Allahun Fuqiplote te e pranon haxhin atyre qe jane ne vendet e shenjta,te i pranon agjermin atyre cka agjeruan diten e arafatit,te i pranon lutjet e besimtareve.Allahu ju dhashte te mirat e kesaj bote dhe botes tjeter.
Ju pershendes me selam






