Home LAJME Bujanoc: Kapen hajnat e motocikletave (skuter)

Bujanoc: Kapen hajnat e motocikletave (skuter)

1002
0
SHARE

Hajnat e shumkërkuar të cilët kohëve të fundit kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm të motocikletave (Skuter) në teritorin e komunës së Bujanocit janë arrestuar të dielën rreth orës 20:30 nga policia.

Pas një organizimi të mirëfillet të dielën në orët e mbrëmjes policia ka arritur që ti vë në pranga dy persona të cilët dyshoet të jenë personat të cilët kohëve të fundit kanë vjedhur disa motocikleta. Që të dy të arrestuarit janë nga Gjilani, por që dy vitet e fundit kanë banuar në Bujanoc. Njeri nga ta e ka pranuar veprën se ka vjedhur brenda një muaji 4 skuterë dhe më pas i kanë dërguar në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan. Dy personat e dyshuar me urdhëresë të gjykatësit hetues janë dërguar në mbajtje deri në procedurën e mëtutjeshme.