Një delegacion i komunës së Wil-it të kantonit St.Gallen të Zvicrrës, i kryesuar nga Presidentja Susanne Hartmann kanë vizituar sot shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Delegacioni ishte në këtë përbërje presidentja Susanne Hartmann, Jutta Röösli Drejtoresh e gjitha Shkollave, Katharina Stoll Drejtoresh e Shkollës Lindenhof Felix Baumgartner Shef për Integrim e Dario Sulzer Departamenti për çështje sociale. Ndërkaq takimi është bërë nën organizimin e Xhevdet Kallaba.
Pas vizitës qe i bënë Kosovës, Maqedonisë që i mirpriti Bekim Alimi, ishte planifukuar edhe vizita në Shkollën e Tërnocit.
Ishte kjo ide e Regjisorit Europian Valton Jakupi i cili me këtë rast erdhi special prej Europës në pritje të delegacionit.
Dlegacioni në fjalë u priti ngrohtësisht nga stafi i shkollës. Në këtë takim miqësor delegacioni u interesua për kushtet e shkollës dhe problemet shkollore, ku pedagogu Selami jakupi dhe drejtori Bajram Saliu i njoftuan me peoblematikat e shkollë dhe problemet me tekstet mësimore .
Në takim mori pjesë edhe Kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti si dhe kryeshefi i drejtorait për veprimtari shoqërore Bajramali Fejzullahu.
Pas vizitës së shkollës delegacioni Zvicrran vizitoi qendrën e Ternocit ku për një kaffe i priti familja e Regjisorit Europian Valton Jakupi.
Më pas vizita vazhdoi në qendrën e Bujanocit dhe parkun e qytetit.
















