Home Aktuale Seanca konstituive për Kuvendin e Preshevës ditën e premte?!

Seanca konstituive për Kuvendin e Preshevës ditën e premte?!

870
0
SHARE

Pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunën e Preshevës ende nuk është konstituar kuvendi i ri komunal edhe pse vetëm dy ditë pas mbarimit të zgjedhjeve është formuar shumica e re qeverisëse në mes të Alternativës për Ndryshim dhe Partis për Veprim Demokratik. Deri te konstituimi nuk erdhi shkaku se njëri subjekt i serbëve lokalë ishte ankuar për parregullsi së pari te Komisioni komunal zgjedhor e më pas edhe në gjykatë por kjo ankesë e tyre u hodh poshtë nga të dy këto institucione dhe tani nuk ka më asnjë penges ligjore për mbajtjen e seancës konstituive.

Siç mësohet, të shtunën është mbajtur një takim joformal në mes të kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi, anëtarit të kryesis së PVD-së Nadër Sadiku si dhe ish kryetarit të kuvendit komunal Ramiz Latifi, e ku janë dakorduar që seanca konstituive të mbahet më së voni të premten më 27.05.2016 me fillim prej orës 10:00.