Home Aktuale Partia Demokratike dënon aktin e aktivistëve të PVD-së që bënë në...

Partia Demokratike dënon aktin e aktivistëve të PVD-së që bënë në ndërtesën e komunës së Bujanocit

725
0
SHARE

Reagim i Partisë Demokratike lidhur më gjestin qyqarë të aktivistëve të PVD-së

Partia Demokartike, me seli në Bujanoc, dënon aktin qyqarë të aktivistëve të Partisë për Veprim Demokratik i cili ndodhi gjatë marrjes së detyrës të kryetarit të ri të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Ky gjest jashtëzakonisht i ulët, me mbishkrimin në zyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, është turp i llojit të vet dhe diçka e paparë deri më tash tek ne.
Si subjekt politik dëshirojmë të mos besojmë se aktet e tilla janë një uvertyrë e qeverisjes së re në komunën tonë.
Poashtu, do të ishte për keqardhje që këto gjeste të ishin të nxitura nga PVD dhe nga kryetari i sapozgjedhur i komunës, Shaip Kamberi.
Në shoqëritë normale, z.Pajaziti do t’i kishte ardhur menjëherë një distancim zyrtar si nga ana e PVD-së ashtu edhe nga ana e z.Shaip Kamberi për këtë akt të shëmtuar, kurse akterët e veprës së kryer do të kishin kërkuar falje publike.
Partia Demokratike edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe krijimit të koalicionit të ri qeverisës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e frymës së tolerancës dhe marëdhënieve vëllazërore me rivalët politik, ndërsa le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që thanë se do të angazhohen “ Për Shqiptarët “ të vlersojnë se në çfarë rrugë na dërgojnë këto gjeste.

Bujanoc: 21 maj,
Partia Demokratike