Krytari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka marrë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës.
Hashim Thaçi ka planifikuar një ceremoni të marrjes së detyrës së presidentit të Kosovës. Ardhjen në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president, deri më tani e kanë konfirmuar përfaqësues të shumë shteteve nga e mbarë bota, por numri i saktë i pjesëmarrësve ende nuk dihet.
Pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Këshilltari i presidentit në ardhje, Ardian Arifaj, ka thënë se për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri janë ftuar mbi 1200 personalitete nga e mbarë bota.
“Nuk e dimë saktësisht se sa pjesëmarrës do të jenë në inaugurim, ajo çka e dimë me saktësi është se janë mbi 1200 të ftuar. Ne e kemi konfirmuar se kemi pjesëmarrës të delegacioneve shtetërore nga mbarë bota, gjithashtu edhe prej institucioneve shtetërore të Kosovës, pra është llogaritë se do të jetë një numër i madh i pjesëmarrësve”, ka thënë Arifaj .
Ceremonia e inaugurimit të Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës do të mbahet më 8 prill në sheshin “Skënderbeu”./Lugina Press/









