Home Aktuale Ndihmo një maturant duke shiquar futboll

Ndihmo një maturant duke shiquar futboll

1243
0
SHARE

  Në shkollën e mesme “Sezai Surroi”në Bujanoc është organizuar turnir humanitar për ti ndihmuar maturantët e kësaj shkolle duke ia  mundësuar shkuarjen në ekskursion dhe  mbajtjen e mbrëmjes së maturës  .

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me kushte jo të mira ekonomike as këtë vit nuk janë harruar nga shokët e tyre.

Përveç asaj që jemi mësuar të shohim duke i ndihmuar  atyre duke shitur ëmbëlsira,   këtë vit  është organizuar edhe turnir humanitar.

Të gjithë ata nxënës të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për maturantët ,këtë  mund të bëjnë duke hyre për ti përcjellur ndeshjet futbollistike në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

xxxxxxxx

Mjetet të cilët do të mbildhen nga hyrja e ndeshjeve   iu dedikohen maturantëve.

Disa ndeshje janë zhvilluar  gjatë ditës së sotme ndërsa do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Ndaj ndihmoni një maturant duke shikuar një ndeshje futbollistike.