Këndi Amerikan në Bujanoc(American Corner) ka filluar mbajtjen e një kursi për kompjutor për qytetarët e kësaj komune.
Të gjithë ata të cilët kanë njohuri të pakta të punojnë në kompjutor e që dëshirojnë të kenë njohuri në të, këtë mund ta bëjnë në kursin për kompjutor në Këndin Amerikan në Bujanoc.
Kursi ka filluar gjatë ditës së djeshme si një test por që zyrtarisht do të filloj të hënën i ka thënë Lugina Press, Berat Idirizi, punonjës në American Corner në Bujanoc.

Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mësojnë të punojnë në kompjutor e që deri më tash kanë patur njohuri të pakta dyert janë të hapura të vijnë në këtë kurs të organizuar nga Këndi Amerikan thotë Idrizi.
Nga java e ardhshmë çdo të hënë nga ora 3 do të zhvillohet kursi për kompjutor i cili zgjatë 5 muaj.
Projketi në fjalë financohet nga ambasada amerikane në Beograd./Lugina Press/







