Dje, në Komunën e Medvegjës, u riorganizua Këshilli i Bashkësisë Islame, ku për kryetar në mandatin pesëvjeçar u zgjodh, Fitim Sahiti.
Në këtë takim me karakter zgjedhor, mori pjesë njeriu i parë i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i shoqëruar nga udhëheqësit e KBI-ve nga Presheva, Granit Kamberi dhe nga Bujanoci, Bejtulla Bejtullahu.
Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe zyrtarët e Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti dhe Leme Xhema.
Udhëheqësia e re e KBI-së nga Medvegja, përshëndet me mirënjohje udhëheqësin e deritashëm të këtij institucioni fetar, Lulzim Sahiti, i cili ndërroi jetë, duke lënë prapa një aktivitet të devotshëm në sferën e veprimtarisë fetare.
Udhëheqësia e KBI-së së Medvegjës për mandatin 4 vjecarë janë:
1. Fitim Sahiti- kryetar
2. Ismet kadriu
3. Esad shahini
4. Haki Kadriu
5. Hamit Sahiti
6. Fadil Sahiti
7. Milazim Selimi
Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, përshëndeti riorganizimin e KBI-së në Medvegjë, duke bërë publike se BIPMB, ka marrë vendim, që zgjedhjet e jashtëzakonshme së shpejti do të organizohen edhe në Bujanoc dhe Preshevë, njofton Qendra Informative pranë BIPBM-së.







