Home Aktuale Në Bujanoc shënohet dita e Logopedisë(foto)

Në Bujanoc shënohet dita e Logopedisë(foto)

1524
0
SHARE

Dita Evropiane e Logopedisë është shënuar edhe në Bujanoc.
Në Diën Evropiane e Logopedisë studentët nga Bujanoci të cilët studiojnë shkencën e Logopedisë, Florentina Asllani, Elvira Alili dhe Suir Bajrami kanë bërë shpërndarjen e disa fletushkave me këshilla të ndryshme rreth këtij fenomeni.

lg 6
Florentina Asllani për Lugina Press thekson se një aktivitet i tillë është bërë edhe në Prishtinë, Gjilan dhe sot kemi vendosur të realizojmë në Bujanco pasi i i përkasim kësaj komune.
Ata kanë vizituar edhe çerdhen e famijëve.

lg 4

Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çregullimeve të gjuhës , të të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit.

lg 5
Nga viti 2004, Komisioni Evropian për të promovuar dhe njohur profesionin e logopedit, shënon 6 marsin Ditën Evropiane të Logopedisë.

Çfarë është Logopedi?
Logopedi është profesionist i specializuar për të punuar me fëmijët dhe të rriturit, të cilët kanë lloje të ndryshme të problemeve në të folur, gjuhë dhe komunikim me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje si dhe shkrim lexim.
Kur duhet që të kërkoni ndihmë nga Logopedi?
• Kur fëmija juaj është 3 vjeç dhe ju keni të vështirë të kuptoni të folurën e tij/saj
• Kur artikulon tingujt, fjalët në mënyrë jo të drejtë
• Kur fëmija juaj vonon në zhvillimin e gjuhës
• Kur fëmija juaj ka zë të ngjirur
• Kur belbëzon
• Kur kundërshton të luaj me moshatarët dhe nuk është i interesuar të ndërveprojë me ju dhe të tjerët.
Disa këshilla për prindërit:
• Filloni e përkëdheleni me fjalë fëmijën tuaj që kur është në barkun tuaj
• Thirreni me emrin e tij sapo lind dhe flitni, që në këtë moment për veten e tij, babain, vëllezrit , motrat, sendet që e rrethojnë
• Përdorni lodëra të ndryshme që bëjnë zhurmë dhe me ngjyra për t’i tërhequr vëmendjen
• Luani me tingujt e gjuhës që në javët e para
• Imitoni e bëjeni t’ju imitojë me tinguj, rrokje e gjeste
• Drejtoni sytë apo gishtin nga personi, objekti për të cilin flisni
• Kaloni shumë kohë me të, madje edhe gjatë foshnjërisë- flitni, këndoni.
• Lexoni fëmijës tuaj duke filluar qysh në moshën 6 muaj.
• Mos kërkoni që fëmija juaj të flasë korrekt gjatë gjithë kohës.
• Shmangni kritikat apo korrigjimet si “ngadalë”, “merr frymë thellë”.

Flisni ngadalë më fëmijën tuaj. Bëjë këtë praktikë.
Modelimi i të folurit të ngadaltë do të ndihmojë në rrjedhshmërinë e fëmijës tuaj.