Sot shkollën e mesme hkollën mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc e vizitoi një delegacion i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në përbërje Prof. Dr. Armen Kadriu, Prof. Dr. Muhamed Jusufi dhe Prof. Dr. Guximtar Rushani.
Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, i cili të pranishmit i njoftoi me historikun e shkollës, të arriturat e saj dhe problemet me të cilat ballafaqohemi.
Në shoqërim të musafirëve ishte edhe kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu.Musafirët patën rastin të bisedojnë me maturantët dhe i njoftuan ata me kushtet e studimeve në Universitet.
Musafirët vizituan edhe galerinë e arteve në shkollë, ku u mahnitën me punimet që është duke i punuar profesor Xhevdet Dulaj.






