Home Aktuale Intervistë: Nuri Seferi: Me 21 maj do të kthehem në ring për...

Intervistë: Nuri Seferi: Me 21 maj do të kthehem në ring për të ecur në rrugën për titull botëror (Video)

900
0
SHARE

Burgdorf, me 3 mars 2016

Kampioni Evropian në Boks në kategorinë WBO, Nuri Seferi në një intervistë ekskluzive për RTV Syri Blue, premton që do të rikthehet në ring për të shënuar fitore me qëllim që më pas sërish ta sfidoje titullin botëror.

Seferi me 21 maj në Olten në një mbrëmje të madhe boksi, pritet të rikthehet në ring pas më shumë se një viti.

“Absolutisht, ajo është synimi. Fatkeqësisht pas ndeshjes së fundit në Poloni, pësova disa lëndime dhe këto ma bën të pamundur që gjatë kësaj kohe të gjatë të mos ngjitem në ring. Por, kohëve të fundit kam bërë shumë përmirësime në krahun e djathtë dhe shpresoj që me 21 maj të rikthehem ashtu siç duhet. Akoma jemi në bisedime e sipër për momentin, por besoj që së shpejti do të bëhet edhe emri i kundërshtarit do të bëhet publik. Tani nuk mund ta bëj publike se akoma nuk është definuar kontrata, kështu që bisedimet vazhdojnë. Besoj që se shpejti do jetë e njohur se kush do jetë kundërshtari im i radhës. Gjatë gjithë ndeshjeve, çdoherë që ngjitem në ring nuk imagjinoj gjë tjetër përveç fitores. Në boksin profesional gjithçka është e mundur, gjithçka mund të ndodh. Deri më sot jam ngjitur shumë optimist në ring dhe në shumicën e rasteve kam arritur t’ia dal në mbanë ashtu siç është më së miri dhe të mos i zhgënjej tifozët e mi. Ka bërë vaki dhe nuk ka shkuar ashtu siç e kam planifikuar, por tani me 21 maj, uroj dhe do bëj çmos, ju premtoj se do kaloje ashtu siç do jetë më së miri për ti gëzuar të gjithë njerëzit që do jenë aty prezent, por edhe ndjekësit nëpërmjet medieve që të mos i zhgënjej dhe të rikthehem aty ku isha vitin e kaluar. Uroj që t’ia dal dhe në emër të Zotit gjithçka të shkoje mbarë”, thekson boksieri Nuri Seferi.

“Promotor është Edi Lushaj nga Olteni me origjinë nga Juniku dhe vëllezërit Abduli nga Olteni janë organizator të asaj mbrëmje. Normalisht u jam shumë falënderues atyre për interesimin e tyre që kishin që unë të jem në atë mbrëmje protagonisti kryesor. Unë uroj që t’ia dal mirë në atë mbrëmje. Puna ka filluar që moti për organizimin e asaj mbrëmje. Ishte një takim më shumë miqësor dhe shfrytëzuam rastin për ta nënshkruar kontratën për ndeshjen e 21 majit. Për mua është shumë e rëndësishme, për arsye se u bë një kohë e gjatë që nuk jam ngjitur në ring dhe në boksin profesionsit është pak e dëmshme një pauzë kaq e gjatë. Fatkeqësisht pata pësuar disa lëndime nga ndeshja e fundit në Poloni dhe këto kanë qenë ato pengesat që ma kanë bërë të pamundur të paraqitem në ring. Unë uroj që me 21 maj të rikthehem siç është më së miri dhe të arrijë të fitoj në atë mbrëmje. Uroj që pas asaj date të më jepet mundësia prapë për një titull të madh botëror”, premton Kampioni, Nuri Seferi.

Megjithatë boksieri Nuri Seferi thekson se ka pasur oferta dhe kërkesa për të boksuar, por sipas tij nuk ka dashur të rrezikoje për shkak të lëndimit.

“Gjatë gjithës kohës kam pasur shumë oferta për tu ngjitur në ring, sidomos nga Rusia kam pasur disa oferta, në Gjermani kam pasur disa kërkesa për tu ngjitur në ring, ndeshje të nivelit botëror, ndeshje eliminatore për të sfiduar prapë Kampionin e Botës, por fatkeqësisht nuk kam mundur ti pranoj këto kërkesa dhe këto oferta për arsye se nuk dua të rrezikoj që të ngjitem me krahun e dëmtuar në ring dhe të pësoj një humbje që s’do ti takoj emrit tim. Kjo ka bërë që tu tërhiqem këtyre ndeshjeve. Me 21 maj është një hap shumë i rëndësishëm që ta kaloj mirë dhe më pas do të shohim. Nëse gjithçka shkon mirë në anën shëndetësore, pastaj do të shohim në të ardhmen. Unë jam në 10 boksierët më të mirë në botë, nuk duhet shumë, por nga që një vjet nuk jam ngjitur në ring, më së paku më duhet një ose dy ndeshje si para kualifikuese dhe pastaj që të jem më i sigurt për të sfiduar një titull të kampionit të botës. Do të jetë ndeshja e mbrëmjes, duhet të jem në formën e duhur që të mos i zhgënjej tifozët. Pas një kohe të gjatë që nuk jam paraqitur në ringjet e Zvicrës, kam shumë miq dhe shumë tifozë këtu në Zvicër dhe ka shumë nga ata që nuk kanë pasur mundësi të më ndjekin në ringjet jashtë Zvicrës, tani është shansi dhe një mundësi e mirë që të jenë në atë mbrëmje”, shprehet boksieri, Nuri Seferi.

Pasi që nuk është ndeshje për titull, lufta e radhës e Nuri Seferit pritet të jetë 8 ose 10 raunde.

Intervistën me boksierin Nuri Seferi e ka zhvilluar gazetari Kasam Selimi.

/RTV Syri Blue

 

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=3ujwysLB3pI    ” width=”560″ height=”315″]