Gjatë ditës së sotme në Beograd kryesia e Trupit koordinues ka mbajtur mbledhjen për ndarjen e mjete finasiare për zhvillimin e infrastrukturës për vitin 2016 për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq i ka thënë gazetarëve se komuna e Bujanocit do të përfitojë 144.4 milionë dinarë, Presheva 105 milionë, ndërsa 36.1 milionë dinarë do t’i takojnë komunës së Medvegjës.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka theksuar se, zvogëlimi i mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga ana e Qeverisë, veqanarisht për pjesën e subvencionimeve, i cili për këtë vit është për 8 milion dinarë më pak, është një gjë jo e mirë dhe se kjo do të dëmtojë zhvillimin në përgjithësi në Luginë. Arifi ka theksuar se për këtë vit komuna e Bujanocit nga Trupi koordinues do të marrë 40 milion dinarë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe nxitjen e punësimit, duke shtuar se vitin e kaluar në këtë aspekt komuna e Bujanocit ka qenë më efikase në krahasim me dy komunat tjera, si dhe për këtë vit komuna e Bujanocit ka përfituar 45% nga buxheti i përgjithshëm për tri komunat. Në përfundim të takimit kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq ka theksuar se, situata e sigurisë në këto komuna është stabile dhe se nuk ka indikacione për përkeqësime./Lugina Press/






