Home Aktuale Riformatohet delegacioni i Byrosë kosovare të sigurimit për bisedime me Serbinë

Riformatohet delegacioni i Byrosë kosovare të sigurimit për bisedime me Serbinë

815
0
SHARE

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë kosovare të Sigurimit në mbledhjen e saj të rregullt ka marrë vendim që të riformatohet delegacioni i Byrosë kosovare të sigurimit që do të zhvillojë bisedimet me palën serbe, me ndërmjetësimin e BE-së rreth lëvizjes së lirë dhe sigurimit kufitar.

Delegacioni i Byrosë kosovare të sigurimit që do të zhvillojë bisedimet me palën serbe, me ndërmjetësimin e BE-së rreth lëvizjes së lirë dhe sigurimit kufitar është në këtë përbërje: Rexhep ldrizaj, kryesues i delegacionit, Faton Abazi, drejtor ekzekutiv i BKS-së, Gani Thaçi, zëvendësdrejtor ekzekutiv i BKS-së, Vlora Obërtinca, drejtor i Departamentit të Fondit Garantues dhe Fondit të kompensimit, Ibrahim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i K.S “Sigkos”, Roland Kaçani, drejtor i përgjithshëm i K.S “Sigma”, Giani Sokolic, drejtor i përgjithshëm i K.S “Illyria” dhe një përfaqësues i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ky vendim hyri në fuqi më 06.03.2014. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY