Home Aktuale Kushtetuesja: AKS s’është në përputhje të plotë me Kushtetutën, por duhet të...

Kushtetuesja: AKS s’është në përputhje të plotë me Kushtetutën, por duhet të vazhdohet me themelimin!

893
0
SHARE

Në vendimin e saj që e ka marrë me 21 dhjetor e që është publikuar të mërkurën, Gjykata me gjithë këtë ka vendosur që të vazhdohet tutje me themelimin e këtij Asociacioni në bazë të Marrëveshjes së parë të ratifikuar në Kuvend.

Kështu, shumë kapituj të Marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, Gjykata Kushtetuese i ka vlerësuar si të jokushtetuese.

Kapitulli për strukturën organizative, kapitulli mbi kornizën ligjore, ai për objektivat, kapitulli për marrëdhëniet me autoritetin qendrore, pjesa për buxhetin dhe dispozitat e përgjithshme, nuk i plotësojnë tërësisht standardet kushtetuese.

Gjykata gjen se Asociacioni nuk mund të vishet me autoritet të plotë dhe ekskluziv për të promovuar interesat e komunitetet serb në marrëdhëniet e tij me autoritetet qendrore.