Home Aktuale Deputeti boshnjak Enis Imamoviq : Numëron krimet serbe në Kosovë

Deputeti boshnjak Enis Imamoviq : Numëron krimet serbe në Kosovë

978
0
SHARE

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq, reagon ndaj pritjes shtetërore që i është bërë gjeneralit të dënuarit nga Tribunali i Hagës, Vlladimir Llazareviq.

Në fjalimin e tij ai numëron krimet e Llazareviqit dhe të Serbisë të kryera në Kosovë.

“Çfarë duhet të presin shqiptarët dhe boshnjakët, pas shpenzimit të parave të qytetarëve për pritje të kriminelëve të luftës?”, tha ai, dhe i ndërpritet fjalimi, transmeton Telegrafi.

Imamoviqi edhe më herët në këtë Kuvend ka përmend vrasjet dhe dhunën që nuk zgjidhet në Serbië e keqbërësit që nuk ndëshkohen. Ndërsa, nuk harroi edhe kërcënimet e çetnikëve, “qenve të luftës”, të mercenarëve prorusë në Ukrainë, që po ia bënin Sanxhakut.

LEXO PO ASHTU:  Ja nacionalizmi serb: Në Parlamentin e Serbisë, pengohet boshnjaku që e flet të vërtetën (Videon)

Ndër të tjera, vitin e kaluar ai kishte përmendur përmend edhe fashizmin serb, në Vojvodinën shumetnike , me sulmet ndaj pronës dhe jetëve të shqiptarëve.

Llazareviqi ka qenë i akuzuar bashkë me gjeneralët serbë Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq dhe Vllastimir Gjorgjeviq, për përgjegjësinë komanduese dhe për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim, mirëpo pas shqyrtimit të ankesës së tij dhe të avokatëve, dënimi i është zbutur për një vit.

Llazareviqi për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se “nuk e di përse i ka humbur 10 vite të çmuara të jetës së tij”.

Atij në Serbi i ishte organizuar pritje nga krerë të lartë të shtetit.