Home Aktuale Vritet ish- ushtari i UÇK-së Nazmi Ajeti (Foto)

Vritet ish- ushtari i UÇK-së Nazmi Ajeti (Foto)

1570
0
SHARE

Mbrëmë është vrarë në Milloshev nga miku i tij Nazmi Ajeti, veteran i UÇK-së. Ajeti ka qenë në ilegale bashkë me Ali Ajetin dhe është njëri ndër themeluesit e UÇK-së raporton Indeksonline.

Edhe Policia e ka konfirmuar rastin përmes një komunikate ku tregon për ngjarjen se si ka ndodhur.

“Sot në orën 00:12 minuta, policia ka marrë informacionin për një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Milloshevë të Obliliqit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person të plagosur i cili menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Viktima e këtij rasti N. A. 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe Ajeti është njëri ndër themeluesit e UÇK-së, ku nga Zvicra ka dërguar armë dhe para. Ai iu kishte bashkuar edhe UÇK-së ku ishte luftëtar në rajonin e Llapit.