Home Aktuale Skandaloze: Shqiptarëve në Zvicërr i ndalohet gjuha shqipe(Foto)

Skandaloze: Shqiptarëve në Zvicërr i ndalohet gjuha shqipe(Foto)

779
0
SHARE

Kjo foto tregon sesi në një institucion të Zvicrës, ndalohet të përdoret gjuha shqipe.

Në mëngjesin e sotëm në disa firma zvicerane dhe në disa shkolla janë vendosur pllakata ku nënkuptohet se ndalohet gjuha shqipe.

Pllakata të njejta ishin vendosur në disa vende të Zvicrës dy javë më parë parë, ndërkaq edhe pas premtimit për tërheqjen e tyre pas reagimeve të shumta , sot ndodhi e kundërta. Në vend se të bëhet tërheqa e tyre ato janë vendosur edhe shumë vende të tjera në Zvicër.

12319444_799122160215734_1745880036_n

Me këtë rast pas disa kërkesave nga shqiptarët, kordinatori për kulturë dhe kinematografi regjisori Valton Jakupi dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e vlerave kulturore Daniel Hofman, ka reaguar tek Autoritetet Zvicrrane, ku ka kërkuar takim urgjent me departamentin e Sigurisë dhe të drejtave të njeriut për pllakatat në fjalë e që sipas tyre cenohet e drejta e lirë e fjalës.
Të lartëpërmendurit po ashtu kanë reaguar edhe ndaj rastit që në disa shkolla zvicerrane janë në përgaditje të një rregullore ku ndalohet gjuha shqipe, e që sipas tyre në shumë shkolla zvicerrane numri i nxënësve shqiptar ka tejkaluar ate të nxënësve zviceran.
Në zgjedhjet e fundit shumicën e vendeve në Parlament dhe në shumë kantone fituese ka daluar Partia SVP, e cila njihet me qëndrimet e tyre kundër të huajve, e sidomos ndaj shqiptarëve.

12319619_799122300215720_483731948_n

Kjo parti edhe më herët kishte shpërndar pllakata të ndryshme kundër Shqiptarëve, siç ishin ato “Jashtë Kosovarët” ndërkaq edhe pas disa vërejtjeve nga Keshilli Europian, kjo parti tashmë mundohet që përmes njerëzve të saj të  kritikojn gjuhën shqipe nëpër firma dhe institucione tjera bënë të ditur Valton Jakupi kordinatori për kulturë dhe kinematografi regjisori Valton Jakupi.
Kujtojmë se në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale zviceriane e Statistikave, rezulton se nga të huajt që jetojnë në Zvicër, shqiptarët e Kosovës, kanë arritur shumë afër shifrës prej 100 mijë persona../Lugina Press/