Home Aktuale Musliu ka pritur ambasadorin e Kosovës Valdet Sadikun

Musliu ka pritur ambasadorin e Kosovës Valdet Sadikun

1296
0
SHARE
Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës të akredituarnë Beograd,  Valdet Sadikun dhe  zv.Amir Haziri.

Në këtë takim kryesisht u bisedua për mos lejimin e teksteve shkollore nga ana e Autoriteteve shtetërore, të dhuruara si donacion nga Republika e Kosovës. Gjithashtu tema të takimit ishin edhe aktivitetet e vazhdueshme të Këshilllit në kuadër të fushëveprimtarisë së tij. Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme qështeti i Kosovës të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. Takimi kaloj në një atmosphere vëllazërore duke shkëmbyer edhe urimet për fundvit.