Home Aktuale Kryetari Arifi ftohet në hapjen e javës të Biznesit Kosovar

Kryetari Arifi ftohet në hapjen e javës të Biznesit Kosovar

912
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është ftuar që të marrë pjesë në hapjen e javës së Biznesit Kosovar e cila sot fillon në mënyrë solemne.

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të bëjë sot hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. Ky projekt i cili tashmë është bërë tradicional dhe po organizohet për herë të 13-të.

Sipas njoftimit të AKB-së, ky projekt ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë duke nxitur zhvillimin e prodhimtarisë vendore dhe zhvillimin e sektorit privat./Lugina Press/