Home Aktuale Në Bujanoc mbahet marshi paqësor “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”(Video)

Në Bujanoc mbahet marshi paqësor “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”(Video)

1421
0
SHARE

Me motot “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip” këshilli studentorë i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës ka organizuar sot në Bujanoc  marshin paqësore.

12295140_1080593198627271_25309910_o

Marshi paqësor nisi nga Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për të vazhduar drejt qendrës së qytetit nën brohoritjen për lirimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës.

12311842_1080593268627264_1887192294_o

“Dua Abetaren time”, Duam librin shqip,nuk jemi në mesjetë por në shekullin 21, gjuha jonë nuk është bombë tirania juaj po, ishin këto disa nga mbishkrimet që mbanin protestuesit .
Vlenë të theksohet se protestën e sotme e kanë mbështetur duke iu bashkangjitur edhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptarë si dhe qytetarë të komunës së Bujnaocit.
Në protestë u kërkua i lirimi i librave sa më shpejt nga autoritetet serbe, të cilët po mbahen të bllokuara.
Protesta e njejtë është mbajtur edhe në Preshevë javën e kaluar e cila u mbështet nga Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevë. /Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=WTBGM0zTk7w  ” width=”560″ height=”315″]