Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në një takim zëvendës ombduspersonin në Serbi Robert Sepi.
Zëvendës obmduspersoni për Serbi Robert Sepi ka qëndruar sot në rajon tonë me çrast është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Pas takimit kryetari Arifi tha se e ka njoftuar zëvendës ombduspersonin për situatën dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, situatën rreth migranëtve si në Preshevë po ashtu edhe në Bujanoc dhe me konkluzionin që ka hartuar qeveria e republikës së Serbisë me çrast ka ndarë mjete për komunat nëpër të cilat kalojnë migrantët. Arifi po ashtu e ka njoftuar zëvendës ombduspersonin për diskriminimin e punësimit të shqiptarëve nëpër isntitucionet shtetërore dhe diskriminimin që po bëhet nga agjensioni për privatizim që ka bërë ndërprerjen e privatizimit të tyre./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=4XxAb6SMMvg ” width=”560″ height=”315″]






