Gjatë ditës së sotme është bërë nënshkrimi i kontratës për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Tërnoc pas gati tre vite të proceseve gjyqësore dhe procedurave tjera.
Nënshkrimi është bërë në mes kryetarit të Bujancoit Nagip Arifi dhe Dejan Rangellov, drejtor i kompanisë “Slloga” nga Kragujevci.
Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se është e vërtet që kemi pasur probleme sa i përket procedurës dhe ankesave të disa kompanive.

“Siç patët rastin ti shihni dokumentacionet e grumbulluara për gati tre vite të procedurave gjyqësore”, u shpreh kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Arifi po ashtu tha se të hënën kemi marr aktvendimin nga Komisioni për mbrojtjen e ligjshmërisë se procedura e Komisionit për tenderime pranë administratës komunale ka qenë në përputhje me ligiin.
Vlera e projektit është rreth 75 milion dinarë me tatim në vlerën e shtuar ndërsa 35 milion dinarë tashmë janë siguruar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë bëri të ditur Arifi.

Në gjatësi prej 1.200 metra të lumit do të futen në shtrat, duke filluar nga pjesa tashmë e përfunduar, afër stadiumit të fshatit deri në hyrje të Tërnoci nga Breznica, respektivisht në lagjen e Strukarëve.

Arifi tha se punimet duhet të kryhen në afat prej 90 ditëve të punës, po qe se lejojnë kushtet atmosferike.Nga ana tjetër Dejan Rangellov, drejtor i kompanisë “Slloga” nga Kragujevci, kontraktues i projketit tha punimet do t’i fillojmë sa më shpejtë ndërsa sa i përket punimeve do të mundohemi ta rrespektojmë afatin por kjo varet nga kushtet klimatike./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=qZvE3vqxrnQ ” width=”560″ height=”315″]






