Në një konferencë për medie, transmeton Koha.net njoftimet e medieve të Beogradit, Gjuriq ka thënë se ky nuk është i vetmi veprim i Prishtinës që çon larg nga normalizimi i marrëdhënieve.
Siç ka deklaruar ai, Prishtina synon që nga 1 nëntori të mos lejojë hyrjen në Kosovë për të gjitha automjetet me tabela regjistrimi të lëshuara nga Serbia dhe që në vend të letërnjoftimeve të vendos njëfarë “dokumenti për hyrje-dalje”.
Për këto Serbia nuk mundet dhe as nuk do të heshtë, ka thënë Gjuriq. Sipas tij tani më shumë mund të flitet se çfarë pala shqiptare nuk ka zbatuar, sesa çfarë ka zbatuar nga Marrëveshja e Brukselit.
Gjuriq ka përmendur ngecjen në integrimin e Mbrojtjes civile si dhe të 120 pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë në Policinë e Kosovës.
Për “Parkun e paqes”, siç e quan ai barrikadën mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, ai tha se nuk ka asnjë lëvizje përpara.






