Fashti Bilaçi i komunës së Bujanocit tashmë po merrë pamjen e një qyteze ngase po rrubullaksohet afsaltimi i rrugëve.
Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Bilaç në drejtim të Xhamisë.
Me këtë rast kryetari i Bujanocit Nagip Arifi në rrjetin e tij social në facebook ka thënë “ Vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës, Bilaçi këtë e meriton “.
Vlera e projektit të asfaltimit të kësaj rruge arrinë shifrën në 5.500.000 dinar në vlerë të shtuar bërë të ditur Agim Haliti drejtor i drejtoratit për ndërtim në Bujanoc.
Gjatësia e kësaj rruge është 450 metra, ku 310 metra të kësaj rruge ka gjërësinë në 5 metra ndërsa pjesa tjetër 140 metra do të jetë e gjërë 4 metra. Projekti është financuar nga buxheti komunal i Bujanocit./Lugina Press/

















