Ka kaluar një javë qëkur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga Qeveria që të shqyrtojë mundësitë për pranimin e një numri të konsiderueshëm refugjatësh të cilët po enden rrugëve të Evropës.
Megjithëkëtë, Qeveria ende është në fazën e shqyrtimit të kësaj çështje duke mos dhënë asgjë konkrete për mundësitë e pranimit ose jo të këtyre refugjatëve në Kosovë.
Zyra e ministrit të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashitm ka thënë se çështja e pranimit të këtij numri të refugjatëve është ende në fazën punuese, duke u shqyrtuar dhe se nuk ka ende asgjë konkrete.
Mirëpo, të gatshëm për të ndihmuar këta refugjatë janë shprehur shoqatat humanitare që veprojnë në Kosovë. /Tribuna Channel/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=i3VPTcOEM_o ” width=”560″ height=”315″]






