Home Aktuale Beogradi këmbëngul për kompetenca ekzekutive të AKS-së, pala kosovare nuk pranon

Beogradi këmbëngul për kompetenca ekzekutive të AKS-së, pala kosovare nuk pranon

951
0
SHARE

Politikanë nga Serbia e shohin me dyshimin datën 25 gusht, kur në Bruksel pritet se do të nënshkruhen katër marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe, ajo e telekomunikacionit dhe e energjetikës, si dhe Marrëveshja për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Raundi i ri në Bruksel është një shans i ri për marrëveshje të palës serbe e shqiptare, ndërsa pika më e madhe kontestuese është Asociacioni i Komunave serbe dhe kompetencat e tyre, raporton B92.

Beogradi insiston, transmeton Koha.net, për kompetenca ekzekutive të cilat, sipas këtij portali serb, “janë paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa pala kosovare këtë nuk e pranon”.

“Unë nuk shoh që Prishtina të ketë dërguar sinjale të qarta deri më tash se ajo dëshiron ta pranojë AKS-në me kompetenca ekzekutive”, thotë Millovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Ai pret që ndikimi i Perëndimit do të arrijë në Prishtinë dhe ai do të bëjë që deri më 25 gusht AKS të formohet sipas “mënyrës së caktuar më herët”.