Home Aktuale QSA organizoi iftarin e solidaritetit‏

QSA organizoi iftarin e solidaritetit‏

972
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ne Wels te Austrise me rastin e muajit te Ramazanit, organizoi iftarin e solidaritetit. Ne iftar morren pjese anetaresia e QSA-se ne Austri, bashkatdhetare, kontribues, perfaqesues te shoqatave dhe klubeve te bashkatdhetareve tane ne Austri, xhemate dhe Imamë te xhamive te ndryshme nga Welsi dhe Linzi. Ne iftar gjithashtu morren pjese Qendrat e QSA-se ne Presheve dhe Kumanove, te cilet kane ardhur enkas nga vendlindja per t’a begatuar iftarin.

Qellimi i iftarit ishte njoftimi i bashkatdhetareve me hollesisht me Qendren e QSA-se ne Austri, ´qellimet dhe aktivitetet qe realizohen per te mbeshtetur familjet ne nevoje ne Lugine te Presheves dhe komunat Kumanove e Likove.

Te pranishmeve iu be nje prezantim i shkurter i QSA-se nga ana e Burim Mehmetit, anetar i kryesise se QSA Austri, kurse fjalen pershendetese e morren kryetari i QSA-se ne Presheve dr. Lejlan Sadiku, si dhe kryetari i QSA-se ne Kumanove Baki Ukshini.

Gjithashtu, permes nje fjalimi dhe ligjerate te shkrurter te pranishmeve iu drejtua imami i xhamise kryesore te Welsit Mesxhid el Resul – Mr. Muhidin Ahmeti, i cili vleresoi larte punen e QSA-se ne pergjithesi, si dhe QSA-se ne Austri. Solidariteti eshte realizimi ne praktike i lidhjes mes njeriut dhe Krijuesit, duke i perkrahur individet dhe familjet ne nevoje. Nga ana e imamit gjithashtu u premtua qe do te kete bashkepunim te ngushte mes xhematit te xhamise dhe kryesise se QSA-se ne Austri, ne aktivitete te perbashketa.

Gjithashtu pati edhe fjale pershendetese nga ana e imamit te xhamise Bujaria nga Linzi – hoxhe Omer Berisha.

Iftarin me prezencen e tyre e begatuan edhe kryesia e xhamise Bashkimi me kryetar Skender Shaqiri, si dhe perfaqesuesi i xhamise se turqeve Yunus Emre.

Kryesia e Qendres se Solidaritetit dhe Avancimit ne Wels te Austrise falenderon te gjithe bashkatdhetaret tane dhe mysafiret te cilet iu pergjigjen fteses per pjesemarrje ne iftar, si dhe per mbeshtetjen dhe kontributin e vazhdueshem qe po e japin permes QSA-se, per te mbeshtetur familjet ne nevoje ne trojet tona.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Wels
Departamenti i Solidaritetit