Valton Jakupi
A mendon sot ndonje institucion se si jetojn Ikonat e Artit Filmik Shqiptar, kush kujdset per ta, apo po presim kur te vdesin dhe te mbajm akademi te medha perkujtimore dhe « Kinse » po qajme dhe po ia lexojm referate te shumta per veprimtarin e tyre.
Nje fjal e Urt thot: Duajem, rrespektom sa jam gjalle, se kur te vdes nuk mundem ta dij se sa me don dhe rrespekton.
Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Marie Logoreci, Marie Kraja, e të tjerë emra të mëdhenj si këto janë ndarë nga jeta vite më përpara. Duket sikur kanë kaluar 100 shekuj që janë përcjellë për në banesën e fundit, por në fakt disa prej tyre nuk ka shumë kohë që na kanë thënë “lamtumirë”.
Shumë kohë ka që nuk u është kushtuar vëmendje! Shumë kohë ka që mediat e vizive dhe ato të shkruara promovojnë antivlerë në vend të vlerave të mirëfillta! Shumë kohë ka që…që nuk kujtohemi për këta që akoma marrin frymë dhe nuk u japim vlerat që meritojnë për aq kohë sa jetojnë! Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Pavlina Mani, Mirush Kabashi, Dhimitër Anagnosti, Fadil Kraja, Paulin Selimi, Ilia Tërpini, Bircce Hasko, Bep Shiroka, Albert Verria, Viktor Zhusti, etj. këta janë disa nga emrat që fatmirësisht jetojnë akoma, por që…kur të “ikin” do të jetë tepër vonë për t’u kujtuar për ta.
Përse? Përse kjo rrëmujë e madhe në këtë “skenë të vogël” të Shqiptaris? Përse lejojmë që imazhin e këtyre ikonave të artit t’i mbulojë rrjeti i zymtë i merimangës? Përse janë lënë në harresë këta figura që me kontributin e tyre ndër vite bënë epokë?
Duke e konsideruar një temë të gjatë dhe të hapur (në vazhdim) në forumin e sotshëm kemi përfshirë mendime të brezave të ndryshëm, artistë, të cilët sipas versioneve të tyre japin gjykimin më të logjikshëm. Të ashpër dhe të merituar për antivlerat!
Si e gjykoni faktin që i kushtohet më shumë vëmendje artistëve të rinj, sesa atyre që kanë lënë gjurmë ndër vite në skenat dhe në mendjet tona?
Mendoni se është pikërisht arti komercial një arsye e fortë që i ka lënë në harresë ikonat e ekraneve tona? Fama për ju është vlerësimi ndër vite, apo një “boom” mediatik i momentit?
Sot ne mediat tona shihet vetem banalitet, zhveshje, dhe skena te ndryshme qe e turperon njeriun por edhe gjithe familjen, athua keto i bejm ne qe te themi se kemi ec me kohen, apo jemi Europianizuar. Besoj se gabimi trashanik gjindet nese mendohet keshtu. Kultura dhe identiteti Kulturor pa mar parasyshe se ku shkon dhe ku jeton, mbetet I njejt.
Sa vlere kane sot Artistet e merituar te popullit shqiptar, marim shembullin Aktorin me fam Reshat Arbana, qe gjithe jeten e vet ia kushtoi Artit Shqiptar dhe Kinematografis Shqiptare. A mendojne shtetet tona se si jeton sot ky njeri, a ka halle ky njeri apo ndoshta I mungon diqka ketij njeriu. Por besoj se nuk iu bie ne mend aspak se ekziston ky njeri, vetem kur te vdese ateher, dalin me deklarata te shumta dhe me lavdrata te medha se « Ja ne kemi Artista me renome boterore « por pasi te vdiset !!!
Ti japim nje sy mediave tona, nje kenge dhe kengetarja me nje skenografi pornografike, sikur edhe veshjen qe e barte vet, ban nam te madh ne media tona, dhe me jav te tera eshte Top Lajm, athua rinia jone do te edukohet keshtu, dhe mos ti njohe kushe kan qen dhe ende kush jane Artistet e vertet te kombit tone Shqiptar, por mesa duket kjo marrezi do te vazhdoj edhe me shume, dhe kur te na bie ne kok ateher do te jet shume vone.






