Qendra për Zhvillimin e rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës organizon ditë informacioni në të cilën përfaqësuesit e Qendrës do të japin informacione të detajuara rreth ftesës publike për pjesëmarrje në programin e trajnimit për fillimin e biznesit dhe grante në fushën e rinisë dhe sipërmarrjes së grave në kuadër të Projektit të zhvillimit të sektorit privat në jug dhe jugperëndim të Serbisë në vitin 2015, i cili implementohet nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Misionit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Serbi, dhe Qeverisë së Serbisë, përmes Agjencive Kombëtare për Zhvillim Rajonal dhe agjencitë e akredituara për zhvillim rajonal në Uzhicë, Kralevë, Leskoc dhe Novi Pazar.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë, rritjen e shitjeve, nxitjen e eksportit dhe për të krijuar vende të reja pune në sektorët e mëposhtëm:
• Agrobiznes (p.sh., përpunimi i qumështit, mishit dhe perimeve),
• industria e tekstilit (p.sh. prodhimin e veshjeve dhe mbathjeve.) dhe
• industria e lehtë (p.sh, industria e përpunimit të drurit (kryesisht dritare), mobilieri alumini, prodhimin e mobiljeve dhe pajisjeve për kuzhina dhe banjo).
Projekti gjithashtu do të ofrojë mbështetje financiare dhe jo-financiare (në sektorët e përzgjedhur në territorin e këtyre komunave) për të mbështetur zhvillimin sipëmarrësve të rinj dhe të ndërmarrësisë së grave nëpërmjet:
• Mbështetjes për fillimin e punës, në formën e trajnimit për shkrimin e planeve të biznesit,
• Konkursit për planin më të mirë të biznesit,
• Grantet për të financuar planet më të mira të biznesit,
• trajnimit, këshillimit dhe udhëzimit të bizneseve të reja dhe entitetet ekzistuese të biznesit në fazat e hershme të zhvillimit.
Ftohen të gjithë të rinjtë e interesuar nën 35 vjeç dhe gratë, pavarësisht nga mosha e tyre për të marrë pjesë në këtë ditë të informacionit.
Për më shumë informata në numrin e telefonit 017/654-517






