Home LAJME Beogradi dhe BE-ja biseduan për Asociacionin e Komunave Serbe pa Prishtinën

Beogradi dhe BE-ja biseduan për Asociacionin e Komunave Serbe pa Prishtinën

806
0
SHARE

Ekipi i Beogradit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë bërë përparimin parë rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë edhe pse në takim munguan përfaqësuesit e pushtetit nga Prishtina.

Shefi i Zyrës për Kosovën ë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, siç njofton B92, ka thënë se falënderon BE-në që e ka organizuar këtë takim dhe ka shtuar se mosardhja e kosovarëve ‘fyen mikpritësin- BE-në “.

“Jam shumë i lumtur, sepse bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe për herë të parë, pas një viti e gjysmë, po përparojnë kur bëhet fjalë për formimin Asociacioni i Komunave Serbe“, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Gjuriq ka theksuar se në bisedime kanë marrë pjesë përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës e ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër.