Home LAJME Oda Ekonomik e Kosovës dhe Serbisë me marrëveshje bashkëpunimi

Oda Ekonomik e Kosovës dhe Serbisë me marrëveshje bashkëpunimi

1076
0
SHARE
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në një takim të përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve që u mbajt sot afwr Prishtinës, e ku ishin të pranishëm mbi 40 biznese nga të dy vendet.
oek-oes-659x440
Për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe bizneset në të dyja vendet kanë synim që të japin kontributin e tyre. Në këtë kuadër ishte edhe takimi ndërmjet Odave Ekonomike të të dy vendeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se bashkëpunimi i bizneseve mes dy vendeve e lehtëson dialogun Kosovë-Serbi dhe e bënë këtë dialog edhe më të kompletuar.

“Mund të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme të natyrës politike, ato janë nënshkruar dhe do të nënshkruhen në të ardhmen. Por vula e fuqizimit të këtyre marrëveshjeve është bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik. Është një moment i rëndësishëm kur Evropa duhet të kuptojë që edhe në Ballkan ka gatishmëri për dialog, ka gatishmëri për partneritet, ka gatishmëri për të ardhmen sepse po të jetë vetëm dy ditë apo tri ditë ardhmëri, është më e gjatë se e kaluara. Prandaj të ia dhurojmë Ballkanit ardhmërinë për zhvillim ekonomik përmes dialogut dhe përmes shtrirjes së dorës drejt ardhmërisë”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa, kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez theksoi se çdo kontakt dhe marrëveshje mes bizneseve, është një plus për ekonomitë e të dy vendeve dhe për rajonin në përgjithësi.

“Dëshirojmë të themi se çdo kontakt, çdo marrëveshje që del nga kjo ngjarje dhe ngjarjeve të ardhshme që do t’i organizojmë, është një plus për ekonomitë e tona dhe regjionin në përgjithësi. Sepse, asnjë proces të cilët aq shumë i dëshirojmë, si procesi i integrimeve evropiane, nuk ka kuptim nëse nuk bashkëpunojmë së bashku, nuk fitojmë së bashku, nuk krijojmë vende të reja pune dhe nuk bëjmë punë të reja”, tha Cadez.

Para të pranishmëve folën edhe biznesmenë nga Kosova dhe Serbia, ndërsa biznesmeni Gazmend Abrashi pati vërejtje për të dyja palët.