Në Bujanoc sot ka filluar ndërtimi i stacionit për reciklimin e mbeturinave, projekt ky në vlerë prej 105 milion dinarësh.

Kryetari Arifi ka theksuar se ky projekt është i pari i këtij lloji në rrethin e Pçinjës dhe të Jablanicës, i cili shërben edhe për riciklimin e mbeturinave i cili po realizohet në komunën e Bujanocit.

Arifi ka thënë se për fazën e parë janë siguruar 20 milion dinarë nga Trupi Koordinues, po aq mjete ka ndarë edhe Komuna e Bujanocit.
Financimin e projekt dokumentacionit e ka bërë Bashkimi Evropian, ndërkaq Arifi ka thnëë se për fazën e dytë, do të kërkojë mjete edhe nga Progresi Evropian.
Punimet e transferstacionit do t’i kryejë kompania “Saba Bellça” nga Presheva. Ndërkaq sipas Arifit me këtë rast do të bëhet punësimi i 20 personave. /Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=ph06yKG6OVM&feature=autoshare ” width=”560″ height=”315″]






