Më 26 prill 2015, në selinë e Rijasetit, në Beograd, është mbajtur mbledhja e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e Reisu-l-ulemas dhe zëvendësit të tij, në kuadër të Bashkësisë Islame të Serbisë.
Komisioni i Rijasetit përbëhet prej tre anëtarësh. Të përfaqësuar në këtë komision janë: nga Beogradi, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës. Kryetar i Komisioni është Eldin ef. Ashqeriq, ndërsa për anëtarë: Sead ef. Nasufoviq dhe Granit Kamberi. Vlen të theksohet se për herë të parë në historinë e këtij institucioni të lartë fetar në Serbi, merr pjesë të barabartë edhe një anëtar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM).
Komisioni gjatë punës së vet ka konstatuar se për të parin e kreut të Bashkësisë Islame në Serbi, garojnë 5 kandidatë.
Lista e kandidatëve për Reisu-l-ulema të Bashkësisë Islame në Serbi për mandatin në periudhën 2015 – 2020, përbëhet prej këtyre emrave:
1. Adem Zylkiq
2. Bekir Makiq
3. Muhamed Jusufspahiq
4. Hasib Suljoviq
5. Abdullah Nu’man
Komisioni ia paraqet Listën Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë Islame, e cila do ta njoftojë për mbarimin e punës dhe do të kërkoj nga ky organ për me caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton Qendra informative e BIPBM-së.






