Ka përfunduar konkursi i shpallur nga drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit, për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015.
Konkursi i cili është shpallur nga drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit, për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015 ka përfunduar më 15 prill 2015.
Bajramali Fejzullahu kryeshef i drejtoratit për shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit ka thënë se për një muaj sa ka qenë i hapur konkursi për financimin e projekteve në fushën e informimit kanë konkuruar 13 aplikues të mediave nga komuna e Bujanocit por edhe jashtë territorit të saj.
Ndërkaq edhe për kundër disa indiikacioneve nga jasht se në këtë konkurs duhet të marrin pjesë edhe mediumue tjera jashtë territorit të komunës së Bujanocit, Fejzullahu thekson se ne nuk i kemi ato mundësi ngase komuna e Bujanocit është e varfur që të i financoj mediumet jashtë Bujanocit.
Edhe pse dikush ka dashtë të ngritë pluhur në mulli të huaj e që kësaj i kanë ndihmuar edhe disa nga mediat lokale, ne si pushtet lokal nuk do të lejojmë një gjë të tillë, kështu që me mjetet e taksa paguesëve tanë duhet ti ndihmojmë mediave lokale ka thënë Fejzullahu
Rregullorja është miratuar në seancën e këshillit komunal më 11 mars dhe plotësisht ëshë në përputhje me ligjin mbi mediat, ne kemi pas konsulte edhe ministrinë përkatëse por edhe me OSBE-në dhe ata kanë qenë dakord se kjo rregullore i plotëson të gjitha kushtet për finacimin e mediave. Ne do ti ndihmojmë mediave lokale të japin kontributin e tyre në kuadër të komunës sonë duke rrespektuar të gjitha kodekdeset gazetarske është shprehur mes tjerash Bajramali Fejzullahu kryeshef i drejtoratit për shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit . /Lugina Press/






