Home LAJME Del Ponte: Siria, më keq se ish-Jugosllavia

Del Ponte: Siria, më keq se ish-Jugosllavia

933
0
SHARE

Për nga mënyra e konfliktit dhe tipologjia e viktimave, krimet e kryera në Siri janë shumë më të rënda se ato në ish-Jugosllavi.

Kështu ka deklaruar osh-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, aktualisht anëtare e grupit hetimor të OKB-së për Sirinë.

Del Ponte dhe anëtarët e tjerë të komisionit hetimor janë të angazhuar në ditët e fundit në bisedime me dyer të mbyllura, në jug të Turqisë, me refugjatë sirianë, disidentë, anëtarë të qeverisë së përkohshme, si dhe të opozitës në mërgim.

Mandati i komisionit, i drejtuar nga braziliani Paulo Sergio Pinheiro, skadon në mars dhe më datë 5 të këtij muaji do të paraqitet në Gjenevë raporti përfundimtar i hetimit, raporton TCH.

“Në Siri nuk ekzistojnë të mirë apo të këqij. Të gjitha palët kryejnë krime”, ka thënë Del Ponte për agjencinë italiane të lajmeve “ANSA”.

Pas tre vjet luftimesh që i kanë kushtuar jetën të paktën 130 mijë sirianëve, panorama e situatës në vend është bërë shumë e paqartë, me ushtrinë e rregullt siriane në njërin krah, kryengritësit demokratikë dhe fundamentalistët islamikë, që luftojnë të gjithë kundër njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY