Home Nga Rajoni Veseli nderon dëshmorët e pranverës studentore

Veseli nderon dëshmorët e pranverës studentore

788
0
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në nderim të pranverës studentore të vitit 1981 në Kosovë, ka vendosur lule në vendin ku më 2 prill të atij viti, në krye të demonstratave, ranë dëshmorë të lirisë, Naser Hajrizi e Asllan Pireva.

“Në nderim të pranverës studentore të vitit 1981 në Kosovë, sot, vendosa lule në vendin ku më 2 prill të atij viti, në krye të demonstratave, ranë dëshmorë të lirisë sonë, Naser Hajrizi e Asllan Pireva. Në këtë përkujtim ishin edhe familjarët dhe shokët e dëshmorëve. Demonstratat e asaj pranvere, treguan qartë vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe vendosmërinë e lëvizjes sonë për liri dhe të drejta kombëtare. Nderim të përjetshëm për të rënët e asaj pranvere, dhe të gjithë atë gjeneratë djemsh e vajzash që mposhtën frikën dhe sfiduan terrorin jugosllav”, u shpreh Veseli.