Një 56 vjeçar nga qyteti i Vushtrrisë, punëtor i një parkingu veturash, sot rreth orës 18 është rrahur rëndë dhe është përgjakur nga fqinji i tij, pronar i një kafeneje, raporton Veriu.info.Musa Gashi, i cili ishte me gjak në ballë dhe hundë, dhe po merrte ndihmën e parë mjeksore në shërbimin emërgjent të Spitalit të Vushtrrisë, i ka thënë gazetarit të Veriu.info, se është rrahur me stupca nga pronari i kafenesë dhe një familjar i tij. Ai tha se është sulmuar për shkak të një ngatrresë për një veturë të parkuar në parkingun ku ai punon.
Mësohet së të njëjtit kishin pasur një ngatrresë para dy ditësh, kur edhe ishte hapur rasti në polici.
I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Vushtrrisë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.
Këtë rast të rrahjes e ka konfirmuar edhe policia. Zëdhënësi i policisë rajonale, Avni Zahiti, ka pohuar për veriu.info se lidhur me këtë rrahje janë arrestuar tre persona. /Veriu.info/






