Home Nga Rajoni Selimi: S’kam aplikuar për status të veteranit

Selimi: S’kam aplikuar për status të veteranit

784
0
SHARE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti i tij kërkon një Ligj të mirëfilltë për veteranët.

Në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Rrokum TV, ai ka thënë se Ligjin aktual nuk ekziston përkufizimi veteranë i luftës.

Sipas tij, kjo çështje është politizuar, ngase është keqpërdorur në prag fushate zgjedhore dhe se akoma po bëhet fushatë me këtë.

Selimi ka thënë se ai nuk ka aplikuar, përderisa nuk ka pranuar një Ligj të tillë.

“Brenda Ligjit mungojnë dy gjëra: përkufizimi i veteranit dhe kriteret kush me qenë veteran i UÇK-së”, thotë ai.

Sa i përket rrugës “Sllobodan Millosheviq” në Ranillug, Selimi deklaron se “s’duhet me u çuditë për ketë, përderisa shkaktar i kësaj gjendje është decentralizimi”.

Deputeti i VV-së ka thënë se duke i parë rrethanat socio-ekonomike në Kosovë, e mbështet deklaratën e Albin Kurtit se Kosovës i duhet një qeverisje e majtë. Ndërsa, për 100-ditëshin e parë të Qeverisë së Isa Mustafa thotë se nuk ka dëshirë “të dështojë Kosova siç ka dështuar kjo Qeveri”.

“Kjo Qeveri për 100 ditë e ka çuar Kosovën në kolaps”, thotë ai.