Deputet nga Kuvendi i republikës së Kosovës mbrëmë realizuan një takim pune edhe metë rinjtë preshevarë gjegjësisht me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqëritë civile. kryetari i komisionit pran Kuvendit republikës së Kosovës Nait Hasani nuk iu dha shpresë presë për pyetje të parashtruara.
Delegacioni nga Republika e Kosovës gjegjësisht Komisioni për arsimi, rini dhe sport në krye me kryetarin në komisionin për arsim Nait Hasanin mbrëmë ka realizuar një takim edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe me shoqërinë civile. Të rinjtë preshevar përfaqësues nga organizata të ndryshme në Preshevë e Bujanoc kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet e kryesisht të fokusuar në fushën e arsimit.Pas pyetjeve të parashtruara nga të rinjtë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në fushën e arsimit përgjigjja e kryetarit të komisionit për arsim nuk ishte shpresëdhënëse. Sipas tij kërkesat e parashtruara në këtë takim ai do ti adresoj tek ministri për arsim dhe ministri të tjera por që Buxheti i R.Kosovës nuk premton shumë.Si premtim i kryetarit të komisionit për arsim pran Kuvendit të republikës së Kosovës ishte pranimi i studentëve nga Lugina pa kuota. Me gjithë atë rinia e Luginës mbetet me sy e vesh ka Tirana e Prishtina zyrtare./Lugina Press/






