Home Nga Rajoni Vritet një mjeke në Zubin Potok

Vritet një mjeke në Zubin Potok

724
0
SHARE

Mjekja nga Lipjani A.D. është vrarë sonte derisa ishte duke punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka filluar hetimet. I dyshuari për vrasje thuhet së është serb nga Zubin Potoku.

“Mjekja kujdestare, në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, diku rreth orës 21:00, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Vdekja e saj është konstatuar dhe konfirmuar prej mjekëve në Qendrën Spitalore në Veri. I dyshimti është arrestuar jo larg vendit të ngjarjes dhe është sekuestruar arma me të cilën besohet se është kryer vrasja ”, tha Hoti.

Hoti më tej ka thënë se po hetohet rasti për të kuptua shkaqet e kësaj vrasje.