Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, sot është mbajtur një tribunë politike me temën : “Roli i pakicave kombëtare në Serbi”, organizuar nga dega e Partisë Republikane për Luginë të Preshevës.
Në këtë tribunë politike kanë marrë pjesë liderët e Partisë Republikane, në krye me presidentin e saj, Nikolla Sandulloviq, përfaqësues të kësaj partie nga Presheva e Bujanoci, myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të kësaj partie.
Fillimisht të pranishmëve iu drejtua përfaqësuesi nga Bujanoci Avdil Ramadani i cili tha se Partia Republikane mbronë interesat e komunitetit kombëtar në Serbi, mbronë vlerat e trashëgimisë së tyre etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare .
Ndërsa përfaqësuesi nga Presheva Driton Ajeti theksoi se të gjithë jemi dëshmitarë se pozita e pakicave kombëtare në Serbi është e vështirë e posaqërisht ajo shqiptare.Të pranishmëve iu drejtua hungarezja Ezika Popov, anëtare e Kryesisë së Partisë Republikane, ajo tha se kishte lëshuar Partinë Përparimtare Serbe të Alleksandar Vuçiq, dhe iu bashkua Partisë Republikane.
Kryetari i Partisë Republikane , Nikolla Sandulloviq, tha se është i edukuar në frymën demokratike dhe në këtë frymë do të veprojë.
Sandulloviq theskoi se ajo që më pengon mua personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi është shprehja ‘pakica’. Me hyrjen në Qeveri punën e parë që do të bëjnë Republikanët do të kërkojmë ndryshimin me ligj të fjalës ‘pakica’.
Ndërsa Nikolla Eriq, anëtar i Kryesisë së kësaj partie tha se nuk më lejon edukata që t’ju thërrasë pakicë kombëtare, ju për mua jeni popull, qytetarë të Bujanocit të gjithë të njëjtë dhe të gjithë të barabartë. Ndërkaq fjala përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të BIPBM-së myftiut Nexhmedin Saqipi
Në kuadër të kësaj tribune, është bërë publike përfshirja zyrtare e aktivistëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, në kuadër të pakicës shqiptare në Serbi./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Oqo0i1wmVvg&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]


![DSCN8542[1]](http://luginapress.com/wp-content/uploads/2015/03/DSCN85421-1024x768.jpg)
![DSCN8557[1]](http://luginapress.com/wp-content/uploads/2015/03/DSCN85571-1024x768.jpg)





