Home Aktuale Serbi që shërbeu si polic gjatë luftës në Kosovë, tentoi të bëjë...

Serbi që shërbeu si polic gjatë luftës në Kosovë, tentoi të bëjë vetëvrasje

846
0
SHARE

Polici serb M. M., 50 vjeçar nga Beogradi, tentoi të bëjë vetëvrasje, duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës së MUP-it në Beograd, shkruan Vesti.

Edhe pse është hedhur, ai i ka shpëtuar vdekjes, por siç shkruan kjo gazetë serbe, arsyeja pse ka dashur të bëj vetëvrasje mund të jetë se ky polic ka shërbyer në të gjitha operacionet e luftës në Kosovë.

15 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai vazhdon të vuaj nga çrregullime post-traumatike, transmeton zeri.info.

“Bëhet fjalë për një veteran lufte, që ishte kreu i njësive speciale të policisë. Që nga paslufta ka probleme psikologjike. Disa herë është trajtuar dhe shumë herë tashmë është përpjekur të bëjë vetëvrasje. Mu për këtë arsye familja e tij është ndarë”, ka treguar kreu i sindikatës së policëve serbë, Velko Mijailovi1.

M.M. ka qenë në vendin e punës, ndërkohë që ka vizituar një klinikë psikiatrike ku nuk e kanë pranuar. Më pas është kthyer në dhomën e tij të qëndrimit në MUP dhe është hedhur nga dritarja prej katit të dytë. Ai është jashtë rrezikut për jetë.