Home Aktuale Bujanoc: Trajnim për arsimtarët e gjuhës angleze

Bujanoc: Trajnim për arsimtarët e gjuhës angleze

780
0
SHARE

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc po zhvillohet seminari dy ditorë për arsimtarët e gjuhës angleze të shkollave fillore të komunës së Bujanocit.

1620613_10205088048153066_4953300210099704191_n
Seminari është organizuar nga Këndi Amerikan në Bujanoc në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane edhe fakultetin pedagogjik të Kragujevcit.
Ky program është i akredituar, pa pagesë , dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe nën kujdesjen e ambasadës së SHBA në Beograd.

10653708_10205088047953061_4192821543608288309_n
Seminari është projektuar të zhvillohet në dy faza, fillimisht trajinimi dy ditor dhe ditën e tretë përfundimtare që do të jetë dy muaj pas këtij afati.
Edhe pse për pjesëmarrje në këtë seminar ishin paraqitur 19 arsimtar të gjuhës angleze, në te po prezentojnë vetëm 9 prej tyre.
Ndërkaq vlenë të theksohet se arsimatërt të cilët do të përcjellin këtë seminar do të shpërblehen më nga 24 pikë që do të jenë të njohura nga nga Ministria e Arsimit, Shkencës të Serbisë e të cilat do ti shërbejnë për punën e tyrë të mëtutjeshme po qe se mund të vie deri tek mbetja e tepricës tekonologjik e të arsimtarëve të kësaj gjuhe./Lugina Press/