Home Aktuale Në Bujanoc nesër nis ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë...

Në Bujanoc nesër nis ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë universitarë

756
0
SHARE

Të martën më 3 shkurt duke filluar nga ora 13:00, në mënyrë solemne do të fillojë ndërtimi objektit të shkollimit të lartë universitarë në qytetin e Bujanocit.

10150575_371268109722532_589664657873513928_n
Gjatë ditës së nesërme komuna e Bujanocit do të jetë nikoqire e përfaqësuesve më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të jenë prezent në vuarjen e gurthemelit të objektit të shkollimit të lartë Universitarë në qytetin e Bujanocit. Objekti i këtij fakulteti do të bëhet përballë shtëpisë së shëndetit.
Fillmisht në mënyre solemne punimet do ti fillojnë tre studentët nga komunitetet shqiptare, serbe dhe rome të cilët në gjuhën e tyre amtare do të drejtohen secili në gjuhën e tyre për rëndësinë e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Në këtë ceremoni do të merrë pjesë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Michael Davenport, Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Ministri i Arsimit Sërgjan Verbiç, , Piter Burkhard, ambasadori i OSBE-së në Serbi,
Astrid Tors, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për për pakica nacionale , kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe Nenad Vunjak, dekani i Fakultetit të Ekonomisë.