Komuna e Bujanocit ka ndarë 15 milion dinarë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Nga kjo vlerë e mjetve financiare 10 milion dinarë janë ndarë për t’i mundësuar rreth 40 të rinjëve të cilët kanë të kryer shkollimin e lartë mbajtjen e praktikës nëpër ndërmarrjet publike, ku për themelues kanë pushtetin lokal të Bujanocit. Ndërkaq 5 milion dinarë janë ndarë për subvencionimin e ndërmarrjeve private të komunës së Bujanocit.Të drejt aplikimi kanë të gjitha kompanitë private, të komunës së Bujanocit e të cilat nuk kanë shfrytëzuar më parë këtë ofertë.

Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi ka theksuar se pushteti lokal i Bujanocit prioritetin kryesore e ka zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, “zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është prioritet kryesorë i pushtetit lokal, përmes të cilave ne do t’i sigurojmë vende të reja të punës rinisë sonë, si dhe do ti mundësojmë ndërmarrësve privat që të ecin përpara në zhvillimin e bizneseve të tyre” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Realizimi i këtyre vendimeve që janë miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit komunal të Buajnocit, do të fillojnë të zbatohen kah mesi i muajit shkurt, ku qytetarët do të jenë të informuar, ndërsa përparsi aplikimi në aftësimin professional kanë të gjith të rinjët të cilët kanë të kryer shkollimin e lartë universitarë, ndërsa tek subvencionimi i ndërmarrjeve, përparsi kanë të gjith ata të cilët kanë të kryer shkollimin e ulët, dhe janë të lajmëruar në entin për punësim./Lugina Press/






