Home Aktuale Cliff: Protesta mos të kthehet kundër serbëve

Cliff: Protesta mos të kthehet kundër serbëve

916
0
SHARE

Protesta, e cila do të mbahet sot kundër deklaratave të Jabllanoviqit është protestë që nuk duhet të kthehet kundër etniteteve, madje është shumë e dëmshme për Kosovën, nëse kjo gjë ndodh. Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

“Është e drejte demokratike e njerëzve të protestojnë paqësisht dhe kjo është e rëndësishme në këtë protestë. Protesta që nuk duhet të kthehet një etnitet ndaj tjetrit, por le të shohim si do të shkoj. Pra, thash se kjo protestë nuk duhet të jetë protestë kundër etniteteve. Do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën nëse protesta kthehet si një kundërshtim i një grupi etniteti ndaj tjetri, d.m.th shumica shqiptare kundër pakicës serbe, dhe kjo nuk është ajo që e dëshirojmë”, tha Cliff, transmeton KP.

Cliff i bëri këto komente pas ligjëratës para studentëve të AAB-së me temë “Politika e jashtme britanike”.