Home Aktuale Vdes mbreti Abdullah i Arabisë Saudite

Vdes mbreti Abdullah i Arabisë Saudite

869
0
SHARE

Mbreti Abdullahi i Arabisë Saudite ka vdekur në moshën 91 vjeçare pas një beteje të me pneumoninë.

Lajmi është bërë i ditur nga  televizioni shtetëror i Arabisë.

Mbreti Abdullah bin Abdulaziz ka qenë në spital prej dhjetorit të vitit të kaluar pasi ishte i sëmurë nga pneumonia.

Ai erdhi në pushtet në vitin 2005 pas vdekjes së gjysmë vëllait të tij, Mbretit Fahd dhe mendohet që ishte 91 vjec edhe pse nuk japet saktë mosha e tij.

Mbreti Abdullah ishte shtruar në Qendrën Spitalore King Abdulaziz Medicall City of the National Guar në Riad në dhjetor të vitit të kaluar për disa teste mjekësore ku edhe u diagnostifikua me sëmundjen e tij.

Oborri mbretëror kishte thënë këtë muaj që mbreti vuante nga pneumonia dhe përkohësisht i ishte vënë një tubë në fyt për të ndihmuar atë të merr frymë.